... Nami.al

“Është në gjendje kritike”, spitali i Athinës bën njoftim zyrtar për situatën shëndetësore të Janullatos

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos është përkeqësuar.

“Situata aktuale e Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Shqipërisë z.Anastas vlerësohet si kritike nga mjekët”, thuhet në një njoftim nga spitali Evangjelismos në Athinë, ku ndodhet i shtruar që prej së premtes.

Prelati 95-vjeçar u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi më 30 Dhjetor, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 Janar kur u pa i nevojshëm transferimi i tij në Athinë.

Këtë të diel ai është vizituar në spital edhe nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili u informua nga mjekët për gjendjen e tij shëndetësore.

95-vjeçari monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i spitalit, nën drejtimin e profesorit të Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou.

Kujtojmë se Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi që po e shqetësonte më 30 dhjetor.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 janar u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë.

Përshkrimi i imazhit