![Detaji tragjik nga vdekja e 30 vjeçares në Berat, bashkëshorti pa gruan me fëmijën kur i përplasi “BMW-ja”: Po i priste në…](http://nami.al/wp-content/uploads/2025/01/640-0-dewatermarkai-1737182516662-1737183069.png)
...
Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”. Policia njofton se një 70-vjeçar i cili drejtonte një automjet tip Benz, ka përplasur për vdekje një 75-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Efektivët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar drejtuesin e automjetit.
Njoftimi i Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti tip “Benz” që ai drejtonte është përplasur me biçikletën që lëvizte shtetasi F. B., 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.