...
Policia ka arrestuar 21-vjeçarin Glindis Bujari, i cili përplasi për vdekje dy këmbësorët në fshatin Mjedë.
I riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
21 vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke përplasur dy këmbësorët, Ndue dhe Ndrekë Prenga.
Si pasojë e plagëve të marra, këmbësorët humbën jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi mbasditen e djeshme në fshatin Mjedë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke përplasur dy këmbësorët, ku si pasojë humbën jetën shtetasit N. P., 63 vjeç, dhe N. P., 43 vjeç.