...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur vitin e ri me një postim të çuditshëm në rrjetet sociale, ku shfaqet krah Ismail Qemalit.
Në videon e përpunuar me inteligjencë artificiale, Rama shfaqet i qeshur teksa shëtit Ismail Qemalin, ndërsa pas tij shfaqet flamuri i Bashkimit Europian dhe ai i Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES nga Ismail Beu dhe unë, e me urimin që 2025-a të ketë ardhur e mbarë për të gjithë ju, ju urojmë kudo jeni një ditë sa më të qetë”, shkruan Rama.