
...
Jimmy Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ndërmjetës i paqes në Lindjen e Mesme në kohën e tij dhe një avokat i palodhur për shëndetin global dhe i të drejtave të njeriut, ka ndërruar jetë në moshën 100 vjeçare.
Një demokrat nga Xhorxhia, Carter ishte presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA. Ai shërbeu vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë dhe u pasua nga Ronald Reagan në vitin 1981. Por Carter i kaloi dekadat më pas duke u fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, përpjekje që i dhanë atij çmimin Nobel për paqe në vitin 2002.
Carter ishte shtruar disa herë në spital kohët e fundit, dhe familja e tij tha më 18 shkurt të vitit të kaluar se ai kishte zgjedhur të “kalonte kohën e mbetur në shtëpi”, me të dashurit e tij. Vendimi kishte “mbështetjen e plotë të familjes së tij dhe ekipit të tij mjekësor”.
Gruaja e Carter, Rosalynn Carter, vdiq nëntorin e kaluar. Ish-zonja e parë ishte 96 vjeçe. Dyshja u martuan në vitin 1946 dhe ish-presidenti mori pjesë në funeralin e saj, duke udhëtuar nga shtëpia e çiftit në Plains, Georgia, në kishën Glenn Memorial në Atlanta.
Nipi më i madh i Carters, Jason Carter, kishte thënë në një intervistë për media në qershor të këtij viti se ish-presidenti nuk ishte vetëdijshëm çdo ditë, por “po e përjetonte botën sa më mirë që mundej” pasi ditët e tij po mbaronin.