
...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masat ndaj katër efektivëve të policisë që ndodheshin në vendngjarjen e atentatit me katër viktima në Dobraç të Shkodrës.
Gjykata i ka cilësuar si të ligjshme akuzat për shpërdorim detyre, por ka rrëzuar ndalimin e udhëtimit jashtë shtetit dhe arrestin në shtëpi për policët B. K, J. S, V. L dhe M. M, kjo e fundit nën masën detyrim paraqitje.
Ata akuzohen për shpërdorim të detyrës, pasi nuk kanë vepruar në kohë, duke lejuar një prej të plagosurve të atentatit, që dyshohet se është shtetasi në kërkim Ibrahim Lici që të largohet nga vendngjarja dhe do të hetohen në gjendje të lirë.
Në atentat mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati si dhe burrë e grua, kalimtarë rastësor, Bashkim Basha dhe Flutura Basha.