...
Bashkim Domi, një 54 vjeçar nga Kamza, është arrestuar nga Policia pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe i ka vënë flakën me benzinë shtëpisë ku jetonin bashkë me fëmijët.
Në pamje, shihet momenti kur Domi djeg shtëpinë me benzinën që kishte nën xhaketë.
Nën efektin e alkoolit, 54-vjeçari ka kërcënuar se do të digjte me benzinë fëmijët bashkë me bashkëshorten të cilët ndodheshin brenda banesës në momentin që ai i vuri flakën.
Tch ka siguruar edhe pamjet kur njëra nga vajzat është prekur nga flakët.
Një pjesë e banesës dhe mobiliet janë djegur nga flakët. Bashkëshortja e tij, tregon tmerrin që ka përjetuar bashkë me fëmijët.
“Unë nuk e dija që kishte benzinë, e kishte future në xhup. E spërkati shtëpinë me benzinë, i thirra fëmijëve të dilnin jashtë. Kur doli jashtë ia hodhi vajzës benzinën te këmbët. Unë dhe djali nuk e di si kemi e kemi ndaluar”, tregon ajo.
Gruaja e tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata, tregon se ajo prej vitesh ka vuajtur nga dhuna që ushtronte bashkëshorti mbi të dhe fëmijët.
“Gjithmonë ka qenë i dhunshëm qëkur jam martuar. Psikologjikisht dhe fizikisht, në 2017 më ka djegur me tenxheren e fasuleve. E kam denoncuar se më ka lënë për vdekje”.
54 vjeçari është arrestuar pas ngjarjes, ndërsa hetimet po vijojnë nën drejtimin e prokurorisë.