... Nami.al

Nga Hamburgu drejt kryeqytetit shqiptar, avioni bën ulje të detyruar në Beograd!

Një avion që po shkonte nga Hamburgu për në Prishtinë ka bërë një ulje emergjente në aeroportin e Nikola Tesla në Beograd.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë Liburn Aliu, ka reaguar në lidhje me këtë lajm dhe është shprehur se ulja e detyruar ka ndodhur për shkak të një problemi teknik.

E plotë:

Informatë në lidhje me fluturimin e sotëm Hamburg – Prishtinë (Flt.EË5704)

Sot, fluturimi i planifikuar nga Hamburg – Gjermani për në Prishtine nga operatori ajror ‘Euroëings’ (Flt.Nr. EË5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd.

Operatori ajror Euroëings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EË6005) i cili ka marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani, ku pritet të aterrojë rreth orës 00:45 pas mesnatës.

Autoritetet shtetërore të Kosovës në koordinim me aeroportin e Prishtinës kemi qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Euroëings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim.

Fluturimi i udhëtarëve për në Kosovë do të organizohet menjëherë më tutje nga operatori ajror sipas procedurave te aplikuara në raste të tilla.

Informata me të detajuara në lidhje me rastin do të marrim nga operatorin Euroëings në ditët në vijim.

Përshkrimi i imazhit