... Nami.al

Marrin flakë tre autobusë gjatë natës në Tiranë, shkrumbohen totalisht

Tre autobusë të linjës së “Ish-uzinës Autotraktorëve” në Shkozë janë shkrumbuar nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate.

Shkak dyshohet të jetë një defekt elektrik në njërin prej autobusëve dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy autobusët e tjerë.

Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 00:35, në rrugën Ali Demi, në parkingun e një firme private, dyshohet se për shkak të një defekti elektrik është përfshirë nga flakët 1 automjet (autobus linje) dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy automjete të tjera(autobusë linje).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.

Përshkrimi i imazhit