... Nami.al

“Sa për festivalin RTSH jeni i *** i madh”, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty!

Reperi i njohur, Stresi, ka bërë një postim të drejtpërdrejtë në Instagram ku kritikoi ashpër RTSH-në për organizimin e festivaleve.

Në shkrimin e tij, ai e quan institucionin “dallaverxhi deri në rrënjë” dhe thekson se është i njohur me situatën dhe mënyrën se si funksionojnë këto aktivitete.

Ndërkohë, ai ka falënderuar Top Channel-in për mundësitë që u ka dhënë artistëve përmes festivaleve si “Top Fest”.

Gjithashtu, Stresi i ka dedikuar fjalë mirënjohjeje Ardit Gjebreas për vlerësimin dhe mbështetjen që u ka dhënë artistëve në “Kënga Magjike”.

“Festivali RTSH??? Dallaverxhi deri në rrënjë janë… ju betohem sepse e di komplet çfarë luhet aty… faleminderit topchannelalbania që falë tyre dikur na mundësuan nëpër festivalet Top Fest e shumë të tjera të afirmoheshim si artistë.

Faleminderit Ardit Gjebrea për Kënga Magjike që na vlerësuat me çmime dhe na dhatë mundësinë atëherë. Sa për festivalin RTSH jeni i M i madh”, shkroi Stresi në Instagram.

Përshkrimi i imazhit