... Nami.al

“Ka humbur ndjenjat”, Berisha: Policia ka goditur Agron Gjekmarkajn!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga policia gjatë protestës.

Përplasje ka pasur më herët mes deputetëve Gazment Bardhi, Luan Baçi dhe Flamur Noka të cilët janë konfrontuar me forcat e policisë. Është e paqartë se ku është përplasur Gjekmarkaj me policët, dhe nëse e kanë goditur siç pretendon Berisha.

Kreu i PD-së i konsideroi policët si “kriminelë me uniformë” dhe tha se urdhri për të goditur Gjekmarkajn është dhënë nga Edi Rama.

“Do mbaj përgjegjës personal ndaj dhunës fizike ndaj nënkryetarit të parlamentit dhe të PD-së, Agron Gjekmarkaj”, deklaroi Berisha.

Po sipas gazetarëve që ndodhen në terren, raportohet se Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat, në rrethana ende të paqarta.

Përshkrimi i imazhit