...
Gjykata e Apelit të Posaçëm dënoi përfundimisht me 2 vite e 8 muaj burgim Fran Frrokajn, ish-kryetar i Bashkisë Lezhë, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Bledar Cara u shpall fajtor dhe u dënua me 1 vit e 4 muaj burgim, si dhe me heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
E pandehura Juxhina M. u dënua me 1 vit e 4 muaj burg, por dënimi iu konvertua në 5 vite shërbim prove, me kushtin që gjatë kësaj periudhe të mos kryejë asnjë vepër penale.
Gjithashtu, ajo u urdhërua të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës në Zyrën Vendore Lezhë.
Për të u vendos gjithashtu një dënim plotësues, që përfshin heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Të tre të pandehurit u gjykuan dhe u shpallën fajtorë për çështje që lidhen me tjetërsimin e pronave.