...
Deputeti Agron Gjekmarkaj është dërguar në spital pasi nuk është ndjerë mirë gjatë protestës së PD.
Sali Berisha pretendoi më herët se Gjekmarkaj ishte qëlluar me grusht nga një polic teksa protestonte.
Sipas asaj që raportohet nga gazetarët në terren, Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat pas konfrontimit me policinë, dhe është dërguar më pas në spital pasi nuk është ndjerë mirë.
“Më shtynë policët. Kam rënë pa ndjenja. Kam aritmi, nuk jam në gjendje të mirë dhe kam shkuar në spital”, ka deklaruar Gjekmarkaj për Top Channel.
Deputeti Flamur Noka, e ka quajtur një “akt të paprecedent” dhe tha se policia “do paguajë” për të.
Është e paqartë se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja.