...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me nga 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin të cilën dyshohen si persona që ishin të interesuar për vrasjen e Ines Hajrulles dhe Ervis Matodashaj në Vlorë.
Për dëshmitarin e drejtësisë Amarildo Nikolli alias Xhenje SPAK kërkon që ai të vuaj burg 2 vite e 9 muaj.
Ky i fundit ka përfituar zbritje te dënimit për shkak të bashkëpunimit me prokurorinë e ndërsa për Koroveshin dhe Luzin gjykimi u zhvillu me procedure të shkurtuar ç’ka do të thotë që nga dënimi prej 11 vitesh i ulet 1 e 3 e dënimit.
Hetimi i strukturës së posaçme ka provuar me prova se Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla ku shkak dyshohet të janë përplasjet për lojërat e fatit.