... Nami.al

Makina hyn mes tregut të Krishtlindjes në Gjermani, shumë viktima dhe të plagosur

Një makinë ka hyrë mes turmës së qytetarëve në një treg Krishtlindjesh në qytetin Magdeburg, në jug të Gjermanisë.

Sipas informacioneve paraprake, një person është konfirmuar i vdekur dhe 60 deri në 80 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e rënda ku shihet një makinë me shpejtësi të madhe teksa përplas dhjetra qytetarë që ndodhen në tregun e Krishtlindjes. Po ashtu, shumë qytetarë janë parë të shtrirë në tokë dhe të gjakosur.

Policia raportohet se ka arrestuar shoferin e makinës. Rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i autorit mbeten ende të paqarta.

Përshkrimi i imazhit