
...
Ministria e Jashtme e ka thirrur ambasadorin rus në Tiranë, pas sulmit me raketa të Rusisë në Kiev, ku u dëmtuan edhe ambientet e ambasadës shqiptare në Ukrainë.
Mësohet se ambasadori rus ndodhet aktualisht në Ministrinë e Jashtme ku është duke vijuar takimi sqarues me ministrin e Jashtëm Igli Hasani rreth asaj që ka ndodhur.
Kjo është një procedurë që standarde diplomatike që zhvillohet sa herë ndodhin incidente apo sulme të këtij lloji.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm Kievi u zgjua nën sulmet me raketa “Kinzhal” dhe “Iskander” të cilat goditën një qendër të populluar duke dëmtuar ambientet e pesë ambasadave të huaja, ndër to edhe ajo e Shqipërisë.
Ambasada e Shqipërisë pësoi dëme, ndërsa në rrezik u vu edhe jeta e personelit. Fatmirësisht nga sulmi nuk pati viktima në selitë diplomatike.
Sipas autoriteteve ukrainase, një person humbi jetën dhe shtatë të tjerë mbetën të plagosur.