...
Ndërprerja e transitit të gazit rus nga Kievi mund të shkaktojë një konflikt serioz midis Ukrainës dhe Sllovakisë. Kështu deklaroi kryeministri sllovak Robert Fico.
“Nëse Zelensky nuk do të na lëshojë gazin, mund të lindë një konflikt serioz”, ka shkruar Fico në faqen e tij në një nga rrjetet sociale.
Sipas tij, Sllovakia i ofron ndihmë Ukrainës, ndaj Bratislava pret të njëjtin qëndrim nga Kievi.
“Pse duhet të shkojë vetëm pjesa jonë atje? Pse nuk mund të ketë një lloj solidariteti me ne? Çfarë është kjo?” pyeti ai.
Kujtojmë se Kievi nuk do të zgjasë kontratën për transitin e gazit rus përmes territorit ukrainas, e cila përfundon këtë vit. Kjo paraqet probleme serioze për një numër vendesh të BE-së, përfshirë Sllovakinë.