... Nami.al

Aksident me vdekje në Gjirokastër

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në afërsi të “Urës së Kardhiqit”.

Sipas Policisë një 62-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën 62-vjeçari.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 05:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në afërsi të “Urës së Kardhiqit”, shtetasi Q. N., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi Q. N., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Përshkrimi i imazhit