... Nami.al

Gjendet një person i pajetë pranë spitalit “Memorial” të Fierit

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në tokat bujqësore pranë spitalit “Memorial” në Fier. Burimet policore bëjnë me dije se trupi i pajetë është i seksit mashkull, rreth 55 vjec.

Kanë qënë banorët e rastit që kanë tokat në atë zonë që kanë pikasur viktimën, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Pasi kanë mbërritur në vendngjarje ekspertët kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë konstatuar se vdekja ka qënë natyrale dhe në trupin e viktimës nuk ka patur shenja dhune.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së viktimës, dhe identifikimin e tij, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit të Fierit.

Përshkrimi i imazhit