... Nami.al

Atentat ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë. Plagoset edhe një kalimtar i rastit. Makina e autorëve gjendet e djegur

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e së enjtes, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur.

Njëri nga të plagosurit është 29-vjeçari Kevin Hajrulla, i cili është dërguar në spital.

Sipas hetuesve, Hajrulla ishte dhe objektiv i atentatit.

Ndërsa i plagosuri i dytë është një qytetar që nuk ka lidhje me ngjarjen. Ai shiste fruta-perime pranë vendit ku ndodhi breshëria e armëve dhe u prek nga plumbat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “24 Maji”.

Makina e të plagosurit është bërë shosh nga plumbat, siç duket edhe në pamje.

Sa i përket autorëve, nuk dihet asgjë.

Automjeti i tyre u gjet duke u djegur pak minuta më vonë në autostradën Vlorë-Fier.

Policia shkoi në vendngjarje dhe rrethoi zonën.

Teksa forca të tjera policore kanë ngritur postblloqe në disa akse rrugore.

Përshkrimi i imazhit