... Nami.al

Atentat me armë zjarri në Vlorë, breshëri plumbash ndaj Kevin Hajrullës; dy persona të plagosur

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmë nga një atentat me armë zjarri.

Persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj një automjeti i në lëvizje në lagjen “Çole”, në të cilin ndodhej 30-vjeçari Kevin Hajrulla. Ky i fundit ka mbetur i plagosur, duke përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Autorët dyshohet se kanë qëlluar po nga një automjet në lëvizje, duke hapur zjarr me kallashnikov. Siç duket dhe nga pamjet, “Benzi” me të cilin lëvizje Hajrulla është bërë shoshë nga plumbat. Policia ka gjetur afro 20 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë krimi ka goditur sërish të pafajshëm. Pasi ka mbetur i plagosur edhe një qytetar. Armand Spahiu ka marrë plumb anë trup teksa ka qenë duke shitur në një dyqan frutash-perimesh aty.

Edhe ai ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia ka gjetur të djegur një makinë në fshatin Panaja, e cila dyshohet se u përket autorëve.

“Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes. Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes”, njofton policia.

Dyshimet janë se Kevin Hajrulla djali i xhaxhait i Inez Hajrullës, një personazh i njohur për policinë. Emri i Inez Hajrullës është mjaft i njohur për shkak se ka qenë shpesh shënjestër e atentateve në Vlorë, ndërsa u ka shpëtuar më herët tre tentativave për ta vrarë, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019 dhe 2024.

Inez Hajrullës i është bërë atentat me tritol edhe në vitin 2017. Ai ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013.

Hajrulla është shoqëruar dhe hetuar edhe për pengmarrjen dhe zhdukjen e Elvis Troqes. Lokali ku ndodhi në zonën që frekuentohej nga Edison Harizaj i vrarë në Durrës në 2018-ën. 27-vjeçari Hajrulla, djalë i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla, njihet si person me rrezikshmëri në Vlorë.

Gjithashtu nga gjykata e Vlorës Hajrulla është dënuar në 5 shkurt 2018 me 2 vite burgim për akuzën e “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Por ky dënim me burgim është pezulluar duke e kaluar Inezin në shërbim prove. Por në 28 dhjetor 2018 Inez Hajrulla dënohet sërish nga gjykata e Vlorës me 8 muaj burgim për akuzën e “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Përshkrimi i imazhit