...
Një lider i opozitës gjeorgjiane është tërhequr zvarrë nga zyra e partisë së tij nga policia dhe zyrtarë të tjerë janë sulmuar fizikisht, pasi kryeministri u zotua se organizatorët e një jave protestash pro-BE, të cilat ai i quajti “veprime të dhunshme”, do të përballeshin me drejtësinë.
Sipas mediave të huaja, Nika Gvaramia, 48 vjeç, një lider i një prej katër grupeve opozitare, u mbajt me krahë dhe këmbë nga policia e selisë së partisë së tij në një rrugë anësore pranë parlamentit në kryeqytetin Tbilisi.
Pastrimi i parave RUSE përmes kompanive të ndërtimit në Angli, si operonin rrjetet dhe roli i bukuroshes të rritur në Serbi!
The Times shkruan se ai edhe është rrahur derisa është lënë pa ndjenja.
Udhëheqësve të tjerë më vonë u zunë pritë pasi u takuan në një hotel dhe vendosën për një grevë të përgjithshme.
Demonstratat e natës janë mbajtur që nga e enjtja e kaluar, pasi partia në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ tha se po ndalonte ofertën e vendit për të filluar bisedimet për anëtarësimin në BE.
Më shumë se 330 protestues janë arrestuar dhe grupet e të drejtave thonë se shumë janë rrahur në paraburgim.
Megjithatë autoritetet filluan të ndjekin liderët e opozitës pas një urdhëri të ashpër nga kryeministri Irakli Kobakhidze.
“Politikanët që organizuan dhunën, por u fshehën nëpër zyra, nuk do të jenë në gjendje t’i shmangen përgjegjësisë për ngjarjet që kanë ndodhur ditët e fundit,” paralajmëroi ai, duke akuzuar protestuesit për përhapjen e “fashizmit liberal”.