... Nami.al

U gjet e pajetë në Durrës, zbulohet letra që kishte lënë 26-vjeçarja ruse

Një 26-vjeçare ruse u gjet e vetëvarur sot në dhomën e një shtëpie me qira në Durrës.

Detaje të reja janë zbardhur nga kjo ngjarje e rëndë.

Sipas policisë, rusja kishte ardhur dy javë më parë në Shqipëri dhe para se të kryente aktin ekstrem kishte lënë një letër lamtumire për familjen e saj, si dhe kërkonte falje.

26-vjeçarja ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj.

Sipas policisë nga letra dukej që 26-vjeçarja ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore po verifikon datën kur viktima ka kryer aktin ekstrem.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga çekja pronarja e shtëpisë që kishte marrë me qira pasi nuk po i përgjigjej në telefon.

Përshkrimi i imazhit