... Nami.al

Policia Rrugore apel shoferëve për kujdes të shtuar në të gjithë vendin, ka reshje bore e shiu

Policia Rrugore i ka bërë apel shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, teksa moti është përkeqësuar në orët e fundit në të gjithë vendin.

Ndonëse nuk ka akse rrugore të bllokuara, tashmë në disa zona të vendit kanë nisur reshjet e borës, që pritet të intensifikohen në ditët në vijim.

Njoftimi i Policisë:

Apel për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.

Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiu dhe në disa zona malore me reshje dëbore.

Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe për pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të reshjeve të shiut. Deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

Përshkrimi i imazhit