...
Jemi mësuar të shohim mesazhin “po shkruan” (Typing…) të shfaqet në shiritin e sipërm të WhatsApp, teksa personi me të cilin po flisni është duke ju shkruajtur.
Megjithatë ditët e fundit gjithnjë e më shumë përdorues kanë raportuar se treguesi është zhdukur. Në vend të tij, një mikrofon u shfaq në ekranin e bisedës apo tre pika. Funksioni i ri aktualisht është duke u testuar, dhe përditësimi i ri do të shfaqet në të gjitha pajisjet e përdoruesve.
“Falë përditësimit më të fundit beta të WhatsApp për Android 2.24.21.18, i disponueshëm në Google Play, zbuluam se WhatsApp po lançon një veçori të re treguesi të shkrimit për bisedat individuale dhe grupore. Disa testues beta mund të eksplorojnë një veçori të re që shfaq një ridizajnim treguesi i shtypjes direkt brenda ndërfaqes së bisedës, “shpjegoi WaBetaInfo në një postim në blog.
Zhvilluesit e WhatsApp kanë zëvendësuar fjalët “po shkruan…” dhe “po regjistron audio…” me ikona të reja brenda bisedës.
“Më parë, kur një pjesëmarrës po shkruante në një bisedë, treguesi shfaqej në krye të ekranit në shiritin e aplikacioneve, nën emrin e grupit, duke treguar se kush po shkruante”, shpjegoi WaBetaInfo. Tani në vend të tyre do të shfaqen tre pika nëse dikush po shkruan një mesazh dhe një ikonë e mikrofonit nëse dikush regjistron një audio.