...
Kryeministri izraelit Netanyahu njoftoi se ka rënë dakord për një armëpushim me Hezbollahun në Liban, por shton se marrëveshja i është dërguar kabinetit për miratim, ndërsa bombardimet e rënda vazhdojnë dhe viktimat rriten.
Sipas marrëveshjes, çdo përpjekje e Hezbollahut për t’u riarmatosur do të jetë shkelje e marrëveshjes dhe se Izraeli do të “përgjigjet ashpër” nëse e bëjnë këtë.
“Sonte sjell në kabinet një marrëveshje armëpushimi në Liban me Hezbollahun. Kohëzgjatja e kësaj marrëveshjeje do të varet nga ajo që ndodh në terren”, tha Netanyahu në një fjalim drejtuar kombit.
Ai shton se nëse Hezbollahu e thyen marrëveshjen, Izraeli do të godasë.
Kabineti izraelit i sigurisë ka votuar në favor të marrëveshjes së armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve me grupin militant Hezbollah në Liban. Propozimi synon të arrijë një ndërprerje 60-ditore të armiqësive me Hezbollahun, që disa shpresojnë se mund të përbëjnë bazën e një armëpushimi të qëndrueshëm.