...
Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku morën pjesë 2 boksierët shqiptarë, gjithçka ka folur shqip në “York Hall Arena të Londrës”.
I kanë mjaftuar vetëm 1 raund e gjysmë Nelson Hysës, për të gjunjëzuar me knockout kundërshtarin e tij për peshat super të rënda, argjentinasin Brakamonte.
Një super paraqitje kjo e Nelsonit i cili mbi 90% të ndeshjeve të tij që janë të gjitha fitore, i ka me knockout.
Pasi e rrëzoi dy herë kundërshtarin e tij, në raundin e parë dhe më pas në të dytin, ishte e pamundur për argjentinasin që të vazhdonte në superndeshjen e mbrëmjes së gjatë në Londër.
Përpara tij, fitorja e parë shqiptare ishte ajo e Alban Bermeta, boksieri nga Tirana, që arriti të fitojë me knockout (KO) përballë kampionit të Bullgarisë Mario Verger.
Pas 4 raundesh nga 8 që do të zhvilloheshin, Bermeta arriti të hedh me knockout kampionin e Bullgarisë në “York Hall Arena”, duke e çuar në 14 numrin e fitoreve me KO nga 18 ndeshjeve të fituara ndërkohë që nuk ka asnjë humbje dhe një barazim.