... Nami.al

Jonida Maliqi paditi ish-bashkëshortin se nuk pagoi pensionin ushqimor për djalin, Gjykata e Tiranës jep vendimin!

Jonida Maliqi fitoi gjyqin me ish-bashkëshortin, Gent Prizreni.

Pas padisë së ngritur nga këngëtarja se ish-bashkëshorti nuk ka përmbushur detyrimet për të birin, Gjykata e Tiranës i dha asaj të drejtë.

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Zyrën e Përmbarimit në kryeqytet, që brenda pesë ditëve nga marrja e vendimit të gjyqtarëve, të bëhet ekzekutimi i detyrueshëm i vendimit për pensionin ushqimor.

Prizreni duhet të zbatojë vendimin e gjykatës brenda afatit të caktuar, ose do të ndërhyjë zyra e përmbarimit.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur që ish-bashkëshorti të shlyejë detyrimet sipas marrëveshjes së caktuar nga divorci.

Këngëtarja Jonida Maliqi hodhi në gjyq ish-bashkëshortin e saj, Gent Prizrenin për shkak se nuk paguan pensionin ushqimor për djalin, i cili ka nevoja për përkujdesje të veçanta për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Maliqi u paraqit dje në Gjykatën e Tiranës, ku së bashku me avokatin e saj dorëzoi padinë.

Në kërkesën e saj, këngëtarja parashtron se ish-bashkëshorti nuk ka bërë pagesën prej 2 mijë eurove në muaj për ‘pensionin’ e të birit, ashtu siç kishin rënë dakord.

Një tjetër pikë ku përplasen palët është edhe apartamenti ku jeton këngëtarja, bashkë me djalin, Danin.

Këngtarja pretendon se apartamenti është “banesë bashkëshortore”, por biznesmeni nuk e ka respektuar marrëveshjen për të blerë një apartament të ri për të, por as për të birin.

Në kërkesëpadi theksohet se kur ka ndodhur divorci ish-bashkëshorti ishte pronar ose bashkëpronar i shumë pasurive, sidomos të paluajtshme të ndodhura në shumë lokalitete të Shqipërisë, që mund të vlerësoheshin në masën 3-4 milionë euro.

Historia 17-vjeçare e dashurisë mes çiftit mori fund 8 vite më parë. Divorci mes tyre kishte kohë që përflitej, por u zyrtarizua në qershor të vitit 2017.

Përshkrimi i imazhit