...
Në një aktivitet të veçantë gjatë ceremonisë së diplomimit të vitit akademik 2023-2024 të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku u diplomuan rreth 1500 studentë, kompania Megatek, e njohur për angazhimin e saj të vazhdueshëm në mbështetjen e të rinjve dhe përgjegjësinë sociale, shprehu edhe një herë përkushtimin për të rinjtë shqiptarë.
Drejtoresha e Burimeve Njerëzore, Blerta Kosturi, në fjalën e saj përgëzoi të diplomuarit e rinj dhe theksoi se Megatek e drejtuar nga z. Dionis Teqja mbështet në vazhdimësi arsimin e lartë dhe zhvillimin e universiteteve, veçanërisht Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ajo përmendi se shumë studentë të këtij universiteti, që filluan në Megatek me punë part-time, sot mbajnë pozicione të rëndësishme drejtuese në kompani dhe po kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të retail në Shqipëri dhe më gjerë. “Kompania Megatek mbështet në mënyrë të vazhdueshme arsimin e lartë në përgjithësi dhe universitetin tuaj në veçanti. Mbështetja e Megatek do të vazhdojë për Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe gjatë vitit 2025 ku në bashkëveprim me Rektorin dhe dekanët e Universitetit po bisedojmë për nevojat dhe sektorët ku do të investojmë në veçanti. Si drejtoreshë e burimeve njerëzore të Megatek, mund të ndaj me ju disa eksperienca të bukura, që kolegët tuaj studentë nga Universiteti Bujqësor kanë prezantuar në Megatek. Dhe jo rastësisht sytë e mi janë duke u takuar me shumë punonjës aktualë të kompanisë sonë”, tha Kosturi.
Znj. Kosturi gjithashtu njoftoi se gjatë vitit 2025, Megatek do të investojë rreth 294 milionë euro në tregun shqiptar dhe atë europian, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë shqiptarë që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në një kompani inovative dhe meritokratike.
“Kërkojmë që studentët më të mirë ekselentë të shpalosin talentin e tyre për t’u bërë pjesë e këtij zhvillimi të shpejtë inovativ. Në këto momente vendimtare të jetës suaj do të drejtoheni në tregun e madh dhe të vrullshëm shqiptar dhe atij europian. Unë doja t’ju inkurajoja që të jeni të zgjuar në përzgjedhjen që do të bëni. Tani keni nevojë të formatoheni dhe formatimi vjen vetëm duke punuar në koorporata cilësore ku baza e zhvillimit tuaj profesional është meritokracia dhe jo klientelizimi. Megatek është një koorporatë model ku kompaninë e drejtojë profesionistët. Familja e Megatek është e gjitha një staf i mrekullueshëm. Ndaj, mos prisni dhe nxitoni të bëheni pjesë dhe të jeni ju menaxherët dhe drejtorët e Megatek në Shqipëri, Itali, Hungari, Francë, Gjermani, Greqi etj”, deklaroi Kosturi.
Për të gjithë studentët, pedagogët dhe stafin mbështetës të Universitetit Bujqësor, Megatek do të ofrojë një zbritje speciale prej 10% për çdo blerje gjatë periudhës festive të fundvitit. Kjo ofertë është menduar si një falënderim i veçantë për kontributin e tyre në zhvillimin e të ardhmes akademike dhe profesionale në Shqipëri.
Të diplomuarit e rinj janë të mirëpritur të bashkohen me ekipin e Megatek të drejtuar nga z. Dionis Teqja për të filluar rrugëtimin e tyre profesional, ku mundësitë për zhvillim janë të shumta dhe mbështetja për talentet është prioritet.
Në një aktivitet të veçantë gjatë ceremonisë së diplomimit të vitit akademik 2023-2024 të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku u diplomuan rreth 1500 studentë, kompania Megatek
https://mab.to/t/qTVKyUGPV2h/eu1