...
Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up prej rreth 5 orësh po vazhdon me debate në lidhje me formën e dëshmisë së ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Ky i fundit ka kërkuar që dëshminë e tij ta bëjë në formën e një prezantimi me “Power Point”, gjë që ka ndeshur në kundërshtime nga anëtarët e opozitës, të cilët nuk e pranojnë kërkesën e ish-ministrit.
Debatet mes palëve kanë vijuar me tone të larta herë pas here edhe mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës, si ky më poshtë:
Plarent Ndreca: Sa të kem gojën dhe mendjen, askush nuk më intimidon! Me të drejtën time, nuk më intimidon asnjeri!
Albana Vokshi: Lëre të shkretin të flasë sepse po e merr në qafë.
Plarent Ndreca: Moj zonjë, bolshevizmi yt që e ke në origjinë siç duket dhe e ke në origjinë politike, nuk intimidon askënd! Ti je një bolshevike, një neobolshevike që nuk intimidon askënd. Më lër të them argumentat dhe mos u merr me individët sepse ke 6 muaj që përmend emra individësh, ke 6 muaj që intimidon emra. Ja pra, kjo është një intimidim që kërkon t’i bësh edhe drejtësisë. I kam të gjitha të regjistruara pa merak dhe do të japësh llogari për këtë, por do të jetë një moment tjetër, jo ky moment!
Albana Vokshi: Kë po kërcënon ti mo? Pse i ati i Edi Ramës a nuk ka firmosur për varjen në litar të një poeti?
Plarent Ndreca: E di ti sepse ti je mosha e të atit të Edi Ramës. Nuk më frikësoni me këtë gjë. Se më hiqni të drejtën e fjalës me këto hetime personale dhe me këto intimidime, harrojeni!
Albana Vokshi: Ti je nën akuzë, nuk duhet të ishe këtu. Ti je nën akuzë për vjedhje. Ti nuk duhet të jesh këtu.
Plarent Ndreca: Po je kaq trime sa je këtu, hajde shife vjedhjen time në gjykatë. Asnjë Lekë nga buxheti i shtetit, zero.