...
Detaje të reja mësohen nga atentati me dy viktima dhe dy të plagosur rëndë në Shkodër.
Policia ka ushtruar kontroll në makinën ku ndodheshin shënjestrat e atentatit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, dhe ka gjetur armë zjarri.
Makina “Mercedes C-Class” me targa kroate u qëllua me breshëri automatiku te rrethrrotullimi i Dobraçit në Shkodër. Ata sapo ishin khthyer nga Mali i Zi në momentin që ranë pre e atentatit.
Në këtë moment, dyshohet se makina e tyre ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një çif që udhëtonin me motor te rrethrrotullimi i “5 Heronjve” në Dobraç.
Nga plumbat e atentatorëve ka vdekur Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, si dhe ka mbetur i plagosur rëndë Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit për deputet të PD-së Xhemal Bushati.
Ndërsa nga përplasja e motorit nga makina e viktimave, ka humbur jetën shtetasja Flutura Basha, dhe ka mbetur i plagosur rëndë bashkëshorti i saj, Bashkim Basha.
Të plagosurit po trajtohen në spitalin e Shkodrës, dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Sakaq, policia thotë se forcat speciale RENEA janë angazhuar për lokalizimin e autorëve.