...
Tensione mes policisë dhe protestuesve demokratë në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës.
Shkak është bërë, sipas pretendimeve të deputetit Flamur Noka, afrimi i efektivëve të policisë më pranë protestuesve.
Këtë gjest ata e kanë marrë si provokim, duke lëshuar thirrje dhe ofendime në drejtim të uniformave blu.
Deputeti Flamur Noka i ka bërë thirrje policëve të largohen, në të kundërt, siç tha ai “do marshojnë drejt Surrelit”.
“Largohuni, në të kundërt Surreli do të jetë destinacioni i protestuesve. Drejtor largo policinë se nuk do gjeni…”, deklaroi Noka.
Kujtojmë se sipas njoftimit, protesta e PD-së me bllokimin e rrugëve është parashikuar të zgjasë tre orë, deri në 20:00.