... Nami.al

Ditët e fundit të tetorit me diell, parashikimi i motit për këtë javë

Aktviteti masave ajrore të thata me origjinë perëndimore do të bëjë që vendi ynë edhe për këtë javë të vijojë me kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësirat kalimtare.

Era për pjesën më të madhe të ditëve do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 2-7 m/s ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-15m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë.

Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina do të jetë prezente në orët e para të ditës kryesisht në zonat luginore, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.