
...
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Laç.
Sipas raportimeve, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, një prej mjeteve ka përfunduar në kanalin jashtë rrugës.
Të plagosurit janë dërguar në urgjencën e spitalit Rajonal te Lezhës, teksa për nxjerrjen e tyre është dashur ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëses.
Dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia e lartë.