...
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në Nju Jork, ku kanë protestuar kundër pjesëmarrjes së kryeministrit Edi Rama në takimin e tij me diasporën atje.
Protesta u zhvillua para Gotham Hall të Nju Jorkut, ku po mbahej takimi i shefit të qeverisë me diasporën.
Me pankarta, flamuj të PD-së dhe shqiptarë, protestuesit hodhën akuza ndaj Ramës.
Ndërkohë, duket se një incident ka ndodhur në sallën ku Rama po mbante fjalimin e tij.
Sali Berisha ka postuar një video ku disa shqiptarë kanë protestuar gjatë fjalës së Edi Ramës në ambientet brendshme të sallës ku po zhvillohet takimi. Ata më pas janë nxjerr jashtë nga ekipi i sigurisë.
Berisha, në postimin e tij në Facebook duke publikuar pamjet i quan heronj.
“Heronj të vërtetë! Nderim guximtarëve që ia plasen në fytyrë në mes të New York-ut krye-hajdutit të kombit!”, shkruan kryedemokrati në Facebook.