... Nami.al

Sulmi në Ankara/ Turqia bombardon 32 objektiva të terroristëve në Irak dhe Siri

Ministria e Mbrojtjes turke lajmëroi se kishte goditur “tridhjetë e dy objektiva” të terroristëve dhe aleatëve të saj në Irakun verior dhe Siri, pas sulmit që shkaktoi të paktën pesë të vdekur në Ankara.

“Në përputhje me të drejtat tona të vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, një operacion ajror u krye kundër objektivave terroriste në Irakun verior dhe Siri më 23 tetor 2024 dhe gjithsej 32 objektiva që i përkisnin terroristëve u shkatërruan me sukses”, thuhet në një deklaratë të ministrisë, duke specifikuar se këto “operacione ajrore vazhdojnë”.

Kur ndodhi sulmi terrorist?

Sulmi terrorist ndodhi ditën e djeshme, 50 kilometra larg kryeqytetit Ankara. Të paktën 5 pesë persona vdiqën dhe 22 u plagosën. Lajmin e sulmit e njoftoi ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

Terroristët u neutralizuan pas disa orësh shkëmbimi zjarri me policinë, teksa strehoheshin në selinë e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes.