...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja dhe si ai u propozua nga krimi i organizuar që të ishte i treti në listën e PS në Durrës dhe në fakt u caktua pikërisht i treti.
“Zoti Çyrbja nuk është arrestuar për shpërdorim detyre për pronat në Durrrës, por një çështje që ka të bëjë me të dhënat e ardhura nga autoritetet franceze.
Dyshimet e SPAK janë që Çyrbja të jetë përfshirë në komunikime në SKY EÇ, ku Prokuroria e Posaçme na flet për korrupsion në zgjedhje.
Janë 4 personazhe, Altin Hajri, në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës, i cili komunikon me Ahmet Mashën, Edmond Kocin dhe të tjerë, ndërmarrin një operacion që Çyrbja të mos lihej i pesti apo gjashti në Durrës por të shkonte i treti në listë. Fakti tregoi se Dako e propozoi emrin e Çyrbes i treti në listë dhe u miratua nga Edi Rama.
Çyrbja dyshohet se ka marrë të dhëna nga zyrtarë të lartë, policia, drejtësia, që kishte të bënte për persona në kërkim dhe i favorizonte, në këmbim të votave, pra Altin Hajri.
Ka edhe një rast për një grup shumë të rrezikshëm në zonën e Durrësit, që ka të bëjë me Kreshnik Budlla Farruku. Aktivitetin e ka patur në Spanjë, është goditur pak kohë më parë.
Kreshnik Budlla Farruku është larguar nga shtëpia dhe ka harruar celularin hapur. Jurgys Çyrbja rezulton se i çonte të dhëna kunatit të Farrukut dhe ai ia përcillte këtij të fundit.
Edi Rama dhe mazhoranca ka patur interes ta merrte mandatin e Çyrbes, sepse po të shkonte kërkesa në Kuvend prokuroria duhet të Çonte aktet dhe komunikimet kompromentonin eksponentë të PS dhe kryeministrin. Krimi i organizuar ka hedhur vallë mbi tavolinën e Kryeministrit.
Ka biseda ku thuhet pse të jetë Ndraxhi, që edhe ai del të dosja 339, që caktohej nga Avdylajt. Kanë përplasje brenda grupit.
Si ka mundësi që Kryeministri dhe strukturat e PS vendosën të tretin në listë një person të propozuar nga krimi i organizuar? Nuk është peshku i madh Çyrbja, por kush e furnizonte Çyrbjen me informacion?”, tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.