... Nami.al

Arrestimi i Ilir Metës, zbulohen EMRAT e dy personave të tjerë me masë sigurie nga SPAK!

Konfirmohen masat e sigurisë së Gjykatës së Posaçme edhe për 2 personat e tjerë të dosjes së SPAK-ut, pas arrestimit të Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë.

Bëhet fjalë për Pirro Xhixho, ish-kreu i AKEP, që ka masën “arrest shtëpiak” dhe për Ema Çokun, “detyrim paraqitjeje”.

Gjithashtu edhe për Monika Kryemadhin ështe njoftuar masa e detyrimit për paraqitjeje në këtë dosje, kurse hetimet mbeten aktive dhe në proces, bashkë me operacionin e BKH.