... Nami.al

Pamje të rënda / Konfirmohet vrasja e liderit të Hamas, Yahya Sinwar

Izraeli ka konfirmuar vrasjen e liderit të organizatës Hamas, Yahya Sinwar gjatë një operacioni ushtarak këtë të enjte në Gaza.

“Vrasësi në masë Yahya Sinwar, i cili ishte përgjegjës për masakrën e 7 tetorit u vra sot nga ushtarët e IDF-së”, tha ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz.

Radio Ushtria e Izraelit tha se sulmi kishte ndodhur gjatë një operacioni tokësor në qytetin Rafah në Rripin jugor të Gazës, gjatë të cilit trupat izraelite vranë tre militantë dhe morën trupat e tyre.

Trupi i tij u gjet në rrënojat e një ndërtese, i veshur me jelek ushtarak dhe armën e zjarrit në njërin krah. Ndonëse ngjashmëria tregonte se ishte Yahya, autoritetet izraelite kryen testin ADN dhe atë të gjurmëve të gishtave për ta konfirmuar.

Përshkrimi i imazhit