... Nami.al

I kërkoi Gjykatës lirim nga qelia, mbahet sot seanca për Safet Gjicin

Mbahet sot në Gjykatën e Elbasanit, seanca për Safet Gjicin, i cili ka kërkuar lirimin nga qelia.

Kërkesën e tij sot më 10.00 do ta shqyrtojë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,gjyqtarja Suela Lika.

Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk ka dhënë asnjë shkak se cilat janë arsyet që duhet të lërë burgun.

Gjici mendohet se i ka kërkuar lirinë Gjykatës për shkaqe shëndetësore.