...
Në një shtëpi në zonën Aharnes të Athinës janë gjetur shumë mjete shpërthyese dhe municione, materiale luftarake dhe armë. Më shumë se 4,400 gëzhoja, 10 mjete shpërthyese, një armë zjarri e improvizuar, 25 fishekë dhe një numër përbërësish të materialit luftarak u konfiskuan.
Orët e para të ditës së djeshme, e premte 11 tetor 2024, u zbulua nga policia në një shtëpi një sërë mjetesh shpërthyese dhe municioni, material luftarak dhe aksesorë, fishekzjarre dhe një armë në një shtëpi në zonën e Aharnës, Athinë.
Armët e zbuluara në këtë banesë dyshohet se kanë lidhje me arrestimin e Ermal Metkos nga Berati më datën 2 tetor.
Ky i fundit, me precedentë të rëndë penalë në Greqi, përfshirë dhe goditje me armë ndaj policisë, u kap mbrëmjen e 2 tetorit në të njëjtën zonë me 2 granata, 2 ndezësa dhe 58 fishekë, ndërsa bashkëpunëtori i tij u largua me vrap dhe mbetet ende i paidentifikuar.
Ndaj tyre është ngritur një dosje për armë, mosbindje dhe shkelje të ligjeve për të huajt dhe lëndët plasëse.
Nga kontrollet në shtëpinë në fjalë, ndër të tjera, janë gjetur dhe konfiskuar:
Pesë mjete shpërthyese të improvizuara,
pesë mekanizma të improvizuar për vonesë kohore,
pesë granata,
459 fishekë,
armë zjarri e improvizuar,
25 fishekzjarre,
70 krehëra,
gjashtë silenciatorë,
tetë mbajtëset e krehërave,
dylbi,
tre jelek antiplumb,
bajonetë,
pjesët e armëve,
dy thika dhe
grirëse metalike.
Zona është fotografuar dhe eksploruar nga anëtarë të Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, ndërsa sendet e sekuestruara do të dërgohen për ekzaminim laboratorik.
Policia greke po heton qëllimin e mbajtjes së këtij arsenali armësh dhe po punon për identifikimin e bashkëpunëtorit të Ermal Mekos.