... Nami.al

Luiz Ejlli pyetet për dënimin me 1 vit burg, ja si përgjigjet këngëtari

Gjykata e Fierit ka dënuar me një vit burg këngëtarin dhe ish-banorin e BBVIP, Luiz Ejlli.

Luizi akuzohet nga gjykata për falsifikim dokumentesh, pasi ka shkruar një deklaratë noteriale mbi fakte të pavërteta, për të justifikuar pasurinë e një shtetasit Fatmir Abdurramani.

Pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i Luizit. I pyetur për dënimin në një emision televiziv, Luizi e ka injoruar pyetjen edhe vetëm ka thënë se sot në 19:00 del kënga e tij me e re.

“Po, sot në orën 19:00 del kënga e re. Faleminderit për interesimin. Është duet me Teuta Selimin se harrova. Nuk jap intervista, as nuk dal në emisione. E kam vendosur me kohë këtë gjë. Unë jam këngëtar, thjesht këndoj. Mos harro në 19:00”, tha Luizi.

Përshkrimi i imazhit