... Nami.al

Erdogan zbret në Beograd, Vuçiç shkon e pret që në aeroport

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka mbërritur për një vizitë zyrtare dyditore në Beograd. Ai do të diskutojë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ai që e priti në aeroportin Nikola Tesla ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pas takimit të dy presidentëve do të vijojë sesioni i katërt i Këshillit të Lartë për Bashkëpunim Serbi-Turqi dhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit, me praninë e dy presidentëve.

Siç është paralajmëruar, Vuçiç dhe Erdogan do të marrin pjesë në forumin e biznesit.

Më pas Erdogan nga Beogradi do të udhëtojë për në qytetin rus të Kazanit, ku do të mbahet Samiti i BRICS. Ai pritet të takohet edhe me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Përshkrimi i imazhit