
...
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur në aeroportin e Rinasit për vizitën e tij zyrtare në Shqipëri.
Presidenti turk është shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Kreu i shteti turk pas mbërritjes në Rinas do të shkojë në kryeministri ku do zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë në orën 16:50, Erdogan pritet që të inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë në kryeqytet.
Për mbarëvatjen e vizitës shtetërore të presidentit turk janë marrë masa sigurie.