...
Një incident i rëndë ndodhur sonte pranë fundit të protestës së opozitës.
Një protestues ka fyer dhe sulmuar me fjalë të rënda gazetaren e Top News, Alketa Shaba, që po raportonte live për protestën.
Protestuesi nuk është mjaftuar me fyerjet, por është afruar dhe ka goditur me grushta gazetaren dhe kameramanin.
Ka qenë ndërhyrja e disa qytetarëve të rastit që kanë ndaluar dhunuesin të bënte veprime edhe më të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku banon ish-kryeministri Sali Berisha.
Televizioni Top News bën me disa se incidenti i rëndë është denoncuar në Policinë e Shtetit dhe rasti po ndiqet nga organet kompetente.