... Nami.al

I dha post Mark Markut? Reagon kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk është i vërtetë lajmi që u përhap sot në disa media se pedagogu Mark Marku është shpërblyer me një post prej tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e përgënjeshtron këtë lajm, “për respekt” të Markut, që pak kohë më parë e kishte të ftuar në “podkastin” e tij.

Reagimi i Ramës:

LAJM I RREMË

Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona