...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur me tone të ashpra deklaratës së ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.
“Ky është momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë.
Ushtari i Ergys Agasit në krye të Ministrisë së Brendshme sajon foto me policë “të dëmtuar”, ndërkohë nuk ka informacion që janë plagosur qytetarë.
E siguroj që si trashëgimtar i familjes së Enver Hoxhës, do të ketë fatin e të parëve të tij! Kriminel!”, shkruan Bardhi bashkangjitur videos.