... Nami.al

Bllokohet qarkullimi te Bashkia e Tiranës, tension mes qytetarëve dhe protestuesve

Vijon protesta e opozitës, e cila është pa një skenar të qartë dhe pa fjalime nga drejtuesit politikë të Partisë Demokratike, por duket se do të zhvillohet me bllokime rrugësh.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa kanë bllokuar fillimisht rrugën te Bashkia e Tiranës.

Mësohet se në momentet e para ka pasur edhe tension mes protestuesve dhe qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me automjete, por më pas gjithçka është qetësuar.

Përshkrimi i imazhit