...
Lundrimet në det gjatë ditës së nesërme janë pezulluar për shkak të përkeqësimit të motit.
Porti i Vlorës dhe ai i Sarandës kanë lëshuar njoftimet për pezullimin e lundrimeve për shkak të motit të keq dhe erës së fortë që mund të shkaktojë dallgë nga 4 deri në 7 ballë.
Njoftimi:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në zonën e Sarand?s dhe Himarës gjatë datave 03-04.10.2024 duke filluar nga ora 01:00 datë 03.10.2024, era do të jetë me drejtimin Jug, Jug-lindje në forcën deri 4-7bft, lartësi dallge deri 1.00-2.0 m.
Ështe ndaluar dhënia e leje nisjes për datat 03-04.10.2024 duke filluar nga ora 01:00 për te gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve turistike dhe anijeve të peshkimit. Anijet e peshkimit dhe turistike janë njoftuar të marrin masat për sigurimin e tyre.
Tragetet e linjes do të vazhdojnë të operojnë deri në një njoftim të dytë, gjithmonë nëse do të ketë ndalim lundrimi.