... Nami.al

“Më ka ardhur keq që ke arritur në atë derexhe”, Jul Deda kritikon Albano Bogdon pas fjalorit banal në emision

Aktori Julian Deda ka reaguar pas një intervistë të dhënë nga kolegu i tij Albano Bodgo, në të cilën ky i fundit gjatë bisedës përdorte fjalë banale.

Në një reagim të bërë në rrjetet e tij sociale, Deda shprehet se ndihet i keqardhur kur shikon që kolegu i tij “ka rënë në këtë derexhe”, duke i thënë se nuk ka nevojë të bjerë në këtë nivel të të folurit sepse ka talent dhe është i formuar, e se publikun e ka fituar me talent dhe mënyrën si ka tejçuar humorin tek ta.

Televizioni ka etikë thotë Juli, aq më tepër orari kur transmetohet.

“Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që kam bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes.

Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë derexhe.

Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”, tha ai.